Drenica shijon fitoren e parë në pranverë, Arbëria bindëse

0
40

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 21-të në Superligë.

Drenica ka realizuar fitore shumë të rëndësishme si mysafire në Drenas, duke e mundur Feronikelin, me rezultat 3:1.

Për kuqezinjtë e Skenderajt kjo ishte fitorja e parë në stinorin pranveror, e cila i ngrit në kuotën e 23 pikëve, por që ende mbesin të parafundit në renditje.

Golat për Drenicën i shënuan Kreshnik Uka (18’, 79’) dhe Erlis Frashëri (45’+2), derisa golin e vetëm për Feronikelin e realizoi Marko Simonovski (38’). Feronikeli që nga minuta e 45-të luajti me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Besmir Bojkut.

Në ndeshjen tjetër, Arbëria ka shënuar fitore pa telashe në duel me Besën në Brestovik, me rezultat 3:0, me golat e shënuar nga Marclei, Bahtiri dhe Kryeziu.