U mbajtën testimet për gjyqtarët e Ligës së Dytë

0
39

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e stinorit pranveror në Ligën e Dytë, sot, në Gjilan, Komisioni i Gjyqtarëve ka mbajtur testet fizike në përputhje me normat e FIFA-s për gjyqtarët e kësaj lige. Nga afër këto teste i ka përcjellë edhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani.

Të gjithë gjyqtarët pjesëmarrës i kaluan me sukses testimet fizike dhe u konfirmua se janë të gatshëm për fillimin e garave. Me këtë rast nga gjyqtarët u kërkua që të jenë sa më vigjilentë në punën e tyre gjatë stinorit pranveror, ngase tashmë edhe cilësia e Ligës së Dytë dhe rivaliteti ndërmjet skuadrave ka shënuar ngritje të konsiderueshme, andaj edhe ndarja e drejtësisë duhet të jetë në nivelin më të lartë.