“Katër puthjet dhe pesë prekjet që fëmijët tanë kanë nevojë për to çdo ditë!”

0
210

Një dijetar thotë:

Janë katër puthje me të cilat duhet t’i puthësh fëmijët e tu çdo ditë. Dhe janë pesë prekje që duhet t’i vendosni duart tuaja dhe t’i prekni ata çdo ditë: Këto veprime nuk kanë ndonjë moshë specifike për t’u praktikuar, ato janë të nevojshme që nga lindja deri në vdekje. Për sa kohë që ata janë fëmijët tuaj, puthni dhe prekni ata me duart tuaja çdo ditë.

Katër puthjet:

Çdo puthje ka një domëthenje dhe urtësi të veçantë.
Puthja e parë: puthja e krenarisë – në mes të kokës, në flokë. Kuptimi i saj është që ju jeni krenar me ta.
Puthja e dytë: puthja e kënaqësisë – në ballë. Kuptimi i saj është që ju jeni të kënaqur me ta, dhe Profeti Muhamed, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, vazhdimisht e puthte në ballë vajzën e tij Fatimen.
Puthja e tretë: puthja e përmallimit – në faqe. Kuptimi i saj është se ju e shprehni përmallimin për ta, e kjo është një nga shkallët e dashurisë.
Puthja e katërt: Puthja e dashurisë – në duar. Kuptimi i saj ësht t’u shprehësh atyre dashurinë dhe dhembshurinë që keni për ta, dhe Profeti, paqja dhe bekimet qofshin mbi të e mbante Fatimen për dore dhe i puthte duart e saj herë pas here.

Pesë prekjet:
Prekja e parë: të vëndosni dorën në pjesën e pasme të kokës së tyre dhe me të do të bësh që djali dhe vajza të ndjejnë se je i mirë me ta.
Prekja e dytë: të vendosni dorën në kokën e tyre nga lart në flokë, dhe kjo quhet prekja e krenarisë.
Prekja e tretë: të vendosni dorën në ballin e tyre, dhe kjo u jep fëmijëve energji pozitive.
Prekja e katërt: të vendosni dy duart tuaja në faqet e tyre, dhe kjo duhet prekje dashurie dhe butësie.
Prekja e pestë: të mbani dorën e tyre dhe ta vendosni në duart tuaja, dhe kjo prekje e veçantë i lehtëson fëmijëve të gjitha llojet e ankthit dhe tensionit.
Ekziston një prekje e veçantë apo e nevojës nëse fëmijët kanë nevojë për të: Në rast se shikoni djalin apo vajzën e trazuar, duke vepruar keq, apo të zemëruar ose ndonjë ndjenjë tjetër negative, duhet të vendosni dorën tuaj në gjoksin e tyre dhe të fshini dorën në gjoksin e tyre, dhe kjo prekje e bën atë të ndjehet i qetë, duke e larguar atë ndjesi prej tij, me lejen e Zotit.

Përktheu: Shpetim Avdyli