Policia në Prizren arreston dy persona të dyshuar për vjedhje te rëndë

0
58

Me datë 16.02.2021 rreth orës 14:00 , hetuesit e Stacionit Policor Prizren – Veri, pas veprimeve hetimore paraprake kanë identifikuar dhe lokalizuar vend-qëndrimin e dy të dyshuarve me iniciale D.T i lindur në vitin 1963 dhe I.G i lindur në vitin 1997. Të njëjtit janë arrestuar në fshatin Sërbice e Ulët dhe janë shoqëruar në polici për intervistim. Arrestimi i tyre është bëre për shkak të egzistimit të dyshimit të arsyeshëm se të njëjtit në bashkëveprim, me datë 27 janar 2021 rreth orës 13:00 kanë depërtuar me përdorim force në shtëpine e viktimës se rastit duke i hequr grilat dhe duke e dëmtuar dritaren e shtëpise.

Të dyshuarit nga shtepia e viktimes arrijne të vjedhin vegla pune të ndryshme në vlerë rreth 4000 Euro.Të dyshurit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Njëri nga të dyshimtit e pranon veprën e cila i ngarkohet. Tek të dyshuarit janë gjetur gjësendet e vjedhura të cilat janë sekuestruar nga ana e krim teknikut në cilesinë e proves materiale. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me aktvendim dy të dyshuarve u shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë, dhe kunder tyre do të ngritet Kallezim Penal për vjedhje të rëndë.