Mungesë e ujit të pijshëm në Teksas për shkak të motit ekstrem

0
45

Zyrtarët e qytetit Abilene, Teksas, njoftuan sot se të gjitha shërbimet e ujit në qytet janë bllokuar si rezultat i ndërprerjeve të energjisë nga të dy burimet e energjisë në të tre impiantet e trajtimit të ujit, duke lënë pa ujë më shumë se 100 mijë banorë, shkruan William Mansell për AbcNEWS.

“Kur uji të rikthehet, duhet ta vloni ujin përpara se ta përdorni”, thanë autoritetet duke theksuar se nuk ishin në gjendje të thoshin se kur energjia dhe uji do të rikthehen sërish.

Sipas Byrosë së Regjistrimit të SHBA-së, Abilene ka një popullsi prej më shumë se 123 000 banorë.

Disa orë para se uji të mbyllej, zyrtarët iu kërkuan banorëve ta përdorin ujin vetëm për arsye thelbësore, sepse furnizimi i qytetit po mbaron në mënyrë të rrezikshme.

“Përpjekjet tuaja për të kursyer ujin do të ndihmojnë qytetin në sigurimin e shërbimit të vazhdueshëm të ujit.

“Ju lutemi hiqni dorë nga banjot, dushet dhe përdorime të tjera që nuk janë jetësore. Përdoreni ujin vetëm për të pirë dhe gatuar”.

Abilene dhe pjesa më e madhe e Teksasit, më shumë se 4,4 milionë konsumatorë, janë ende pa energji, pasi shteti po përballet me një të ftohtë rekord./ATSH