“Dikur sofrën unë e shtroja me buk e kryp e zemër plot, rrallë kujtohet sot dikush të më pyes si jetoj”

0
220

Nga Hava Kurti Krasniqi

S’më shohin dot

( monolog i një të verbëri )

Dikur n’terr e shihja diellin
që nga akullnajë e parë
askujt fytyrën s’ia harrova
edhepse i verbër jam
Lufta vëlla
lufta motër
mi mori sytë
më la pa dritë
Dikur i kam zgjatur duart
për miq e fqinjë me bujari
m’kalojnë pranë e nuk më shohin
s’ka mirdita kjo kohë me dry
Lufta vëlla
lufta motër
mi mori sytë
më la pa dritë
Dikur sofrën unë e shtroja
me buk e kryp e zemër plot
rrallë kujtohet sot dikush
të më pyes si jetoj
S’më shohin dot