Të martën ndeshja e veteranëve, Kosovë – Shqipëri për nder të Pavarësisë

0
42

Në kuadër të shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më 16 shkurt, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të organizohet ndeshja ndërmjet veteranëve të futbollit të Kosovës dhe veteranëve të futbollit të Shqipërisë.

Ky aktivitet organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Ndeshja fillon në orën 12:00, derisa për shkak të situatës me pandeminë edhe ky event do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.