Disa minatorë të Trepçës futen në grevë për shkak të pagave

0
52

Një grup minatorësh të Trepçës janë futur në grevë pasi që nuk iu janë dhënë pagat. 110 punëtorë janë aktualisht në minierë të cilët  nuk kanë dalur nga horizonti, si shenjë greve.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani.

Ai ka bërë me dije se ndërrimi i tretë nuk ka punuar fare, ndërsa sot grevës iu kanë bashkuar edhe 110 punëtorë.

Osmani ka treguar se ka kërkuar nga ata që të presin deri të premtën për t’iu ekzekutuar pagat pasi të kenë shitur nga koncentrati i tyre, sepse, sipas tij, nuk janë duke pranuar më mjete nga qeveria.

Po, ndërrimi i dytë i cili i ka 45 punëtor, dje është future në grevë. Po i kërkojnë pagat e janarit. Drejtori edhe ne si sindikatë ju treguam që të presin deri sa ta shesim koncentratin edhe 4-5 ditë për shkak se prej qeverie mjete nuk kemi. Kur edhe koha me dalë, disa jane dal. 10 veta kanë qëndru gjithë natën aty, dmth ndërrimi i dytë deri 12 duhet me dalë, është ardh e treta, e treat nuk ka punu. Sot, ndërrimi i parë, qysh i kemi informacionet, 110 veta, janë shku secili nëpër horizonte të veta“, ka thënë Osmani.