Ambasada amerikane e përkrah fushatën „E ardhmja është në duart tona”

0
93

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është krenare që e përkrah fushatën multimediale për informimin e publikut „E ardhmja është në duart tona”. Kjo fushatë, që filloi në shtator të vitit 2020, vë në pah se si të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë mund të luajnë rolin e tyre përmes angazhimit qytetar aktiv për ndërtimin dhe sigurimin e të ardhmes paqësore, të drejtë dhe të begatshme. Ndryshimi është i mundshëm vetëm kur populli i Kosovës të marrë të ardhmen në duart e veta dhe të ndërmarrë veprim për të nxitur ndryshimin.

Reklama e fundit e fushatës, e nxjerrë në dhjetor, titullohet „I them “Jo” korrupsionit; Çdo “Jo” çon peshë”. Korrupsioni mbetet ndër pengesat më të mëdha për rritjen ekonomike të Kosovës, investimet në sektorin privat dhe krijimin e mundësive për punësim, veçanërisht për të rinjtë. Përmes veprimit të thjeshtë – duke thënë „Jo” dhe duke refuzuar për të marrë pjesë në nepotizëm, ryshfet dhe korrupsion, madje edhe në shkallë të vogël, si dhe duke i raportuar rastet – qytetarët e rëndomtë mund të kenë ndikim të vërtetë dhe afatgjatë në luftimin e korrupsionit.

Fushata është organizuar në dy gjuhët zyrtare në Kosovë, shqip dhe serbisht. Për më shumë informata, përfshirë edhe vegëzat për reklamat e mëhershme për informimin e publikut, vizitoni këto kanale të rrjeteve sociale:

Facebook:

Shqip: https://www.facebook.com/EArdhmjaEshteNeDuartTona
Serbisht: https://www.facebook.com/BuducnostJeUNasimRukama

Instagram:

Shqip: https://www.instagram.com/e_ardhmja_eshte_ne_duart_tona/
Serbisht: https://www.instagram.com/buducnost_je_u_nasim_rukama/

YouTube:

Shqip: https://www.youtube.com/channel/UCxJ0IBTOpURj2bZ2zQIT_5w
Serbisht: https://www.youtube.com/channel/UCn_8SKYEEKkPLZvoP-QEkdA

Rrini gati për serinë e re të kësaj fushate që do të transmetohet gjatë verës.