Mësoni për “Shkallët e Tujanit”

0
463

Tirana është plot me supriza, pasi rrethinat e saj janë ende të panjohura për të gjithë qytetetarët e Tiranës.

Pas vitit 2015, me reformën e re territorial, qyteti ka kufi të rinj, ku tashmë përfshihen më shumë fshatra, lugina, male, lëndina, kanione e gryka të mëdha, liqene e lumenj, të cilat nuk janë të gjitha të aksesueshme për qytetarët e Tiranës.

Një ditë në kanionet e Tujanit, 10 km nga Tirana

Vetëm disa të rinj aventurierë që kanë mundur të udhëtojnë në këto zona, kanë sjellë disa imazhe e foto të tyre. Ne udhëtuam një të ditë drejt Kanioneve të Tujanit. Bëhet fjalë për rrugën nga Tufina, që të gjithë e njohin si një pikë fundore të Tiranës, ku ndodhen dhe varrezat e qytetit.

Por pas Tufinës rruga të çon drejt fshatit të Brarit, një fshat i bukur pjesa kryesore e të cilit është i vendosur në një kodër të gjelbëruar në anën e majtë. Vazhdon udhëtimin pasi lë fshatin Brar dhe futesh në një rrugë me çakull, e pashtruar, që është fillimi i Rrugës së Arbrit, që do lidhë Tiranën me Dibrën dhe Maqedoninë.

Për gati 4 km duke ecur me ngadalë në një rrugë të tillë, mbërrin në një zonë me shkëmbinj shumë të lartë dhe me forma të cuditshme. Zona ka një emër, quhet Shkalla e Tujanit, ku është ngritur dhe një restorant me të njëjtin emër.

Një ditë në kanionet e Tujanit, 10 km nga Tirana

Ndodhet në sektorin e mesëm të lumit të Tiranës, atje ku ai ndërpritet tërthor nga shkëmbinjtë që ndërtojnë malin e Dajtit në juglindje dhe atë të Brarit në veriperëndim, duke formuar një grykë të ngushtë në formën e një kanioni interesant.

Shkalla e Tujanit është 1,2 km e gjatë, 20-50 m e gjerë dhe rreth 250 m e thellë dhe ka një ekosistem karstik me guva e shpella karstike në shpatet e saj.

Në antikitet nëpër të ka kaluar rruga me rëndësi të madhe për Shqipërinë Qendrore që lidhte Durrësin e Tiranën me Dibrën e Madhe dhe më tej me brendësinë e Ballkanit.

Një ditë në kanionet e Tujanit, 10 km nga Tirana

E gjithë kjo bukuri ndodhet vetëm 10 km larg qendrës së Tiranës. Pamja piktoreske dhe ajri i freskët e bejne atë një zgjedhje perfekte për të kaluar një dite ndryshe, të bukur e të qetë.

Një drekë te restoranti tradicional që ka dhe emrin e zonës, do e bënte më të bukur ditën tuaj në këtë zonë, fare pranë Tiranës.

Një ditë në kanionet e Tujanit, 10 km nga Tirana