Dukagjini çerekfinalisti i fundit

0
41

Sot është zhvilluar ndeshja e fundit e fazës së 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, ku Dukagjini ka shënuar fitore në duel me 2 Korrikun, me rezultat 3:1.

Skuadra klinase kaloi në epërsi në minutën e 17-të, me golin e Mark Milicajt, derisa pak para përfundimit të pjesës së parë epërsinë e shtoi Labinot Osmani. Dominimi i vendasve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, që u konkretizua edhe me golin e tretë, të cilin e realizoi Altin Merlaku nga penalltia. Ndërkaq, golin e vetëm për prishtinasit e realizoi Euron Leci.

Kësisoj, në fazën çerekfinale do të marrin pjesë Dukagjini, Prishtina, Llapi, Drenica, Feronikeli, Trepça ’89, Istogu dhe A&N.

Rezultatet e 1/8 së finales
Prishtina – Drita 0:0 (1:0 – pas vazhdimeve)
Llapi – Ballkani 0:0 (4:3 – pas penalltive)
Drenica – Ulpiana 4:0
Istogu – Gjilani 2:0
A&N – Flamurtari 1:0
Arbëria – Feronikeli 0:1
Trepça’89 – Ferizaj 4:0
Dukagjini – 2 Korriku 3:1