Nëse keni kaluar Covidin, ja çfarë duhet të dini për vaksinat, variantet dhe jo vetëm

0
128

Sa rrezikohem nga ri-infektimi?

Rreziku i ri-infektimit duket të jetë mjaft i ulët. Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve deklaron se rreziku i ri-infektimit është i ulët brenda 90 ditëve të para të një infeksioni Covid. Por edhe pse i rrallë, rreziku ekziston.

“Bazuar në atë që dimë nga viruse të ngjashëm, priten disa ri-infeksione,” vëren CDC në faqen e saj të internetit. “Rreziku i ri-infektimit mbetet i ulët, por ne duhet të jemi vigjilentë me shfaqjen e varianteve të reja,” tha për CNN Dr. Antonio Crespo, drejtori mjekësor i sëmundjeve infektive në Orlando Health Medical Group Infectious Disease.

Koronavirusi që shkakton Covid-19 ka ndryshuar me kalimin e kohës, siç bëjnë të gjitha viruset, dhe përmes këtyre mutacioneve, janë shfaqur variante të virusit.

Shkencëtarët nuk janë të befasuar kur shohin se koronavirusi ndryshon dhe zhvillohet – në fund të fundit është ajo që bëjnë viruset. Deri më tani, tre variante po marrin më shumë vëmendje: varianti i Mbretërisë së Bashkuar, varianti i Afrikës së Jugut dhe varianti i Brazilit.

Një arsye pse rreziku i ri-infektimit mbetet disi një mister është sepse është e paqartë për sa kohë antitrupat Covid-19 mund të zgjasin në trupin tuaj.

Sa kohë do të zgjasin antitrupat e mi?

Antitrupat janë proteina që trupi i prodhon shpejt pasi jeni infektuar. Ato ndihmojnë për të luftuar infeksionin dhe mund t’ju mbrojnë që të mos infektoheni sërish. Njerëzit që janë infektuar me Covid-19 ka të ngjarë të mbrohen nga një infektim i radhës për të paktën pesë muaj, sipas një studimi të ri të udhëhequr nga Shëndeti Publik në Angli.

Por studiuesit paralajmëruan se mbrojtja nuk është absolute, që do të thotë se disa njerëz infektohet përsëri me virus dhe se është e paqartë se sa zgjat imuniteti. Gjithashtu është e mundur që ata që kanë një shkallë të imunitetit ndaj virusit mund të jenë në gjendje të mbajnë virusin në hundë ose fyt dhe për këtë arsye ta transmetojnë atë tek të tjerët.

A duhet ta bëj vaksinën nëse jam infektuar më parë me Covid-19?

Zyrtarët shëndetësorë dhe mjekët inkurajojnë njerëzit që kanë kaluar Covid-19 të vaksinohen. Të dhënat e provës klinike të fazës së vonë sugjeruan se vaksinat janë të sigurta dhe ndihmuan në mbrojtjen e njerëzve me infeksione të kaluara Covid-19.

A më duhen të dyja dozat e vaksinës?

Vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna administrohen në dy doza, respektivisht 21 dhe 28 ditë. Tani, rekomandohet që njerëzit të ndjekin këtë plan vaksinimi derisa të kryhen më shumë kërkime dhe zyrtarët shëndetësorë të nxjerrin të tjera udhëzime.

A mund të përjetoj efekte të zgjatura të Covid-19?

Shumë njerëz që janë infektuar më parë me Covid-19 mund të përjetojnë simptoma për javë ose muaj të tërë. Ata përjetojnë dhimbje koke, vështirësi në të menduar, probleme me përqendrimin, dhimbje të kyçeve, kollë, gulçim, ethe të vazhdueshme, ndryshime në shije dhe nuhatje dhe simptoma të tjera, disa muaj pasi kanë kaluar infeksionit. Nëse vuani nga simptomat e qëndrueshme të Covid-19 mund të varet nga ashpërsia e sëmundjes që keni.

Burimet: Health, CNN, Healthline, Anabel