Refik (Ali) Veliu, tregtar në Preshevë

0
152

Nga Ferid Selimi

Refik (Ali) Veliu lindi në fshatin Raincë në vitin 1938 dhe ishte djali më i madh i Haxhi Aliut të Raincës.
Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes.
Në vitin 1967 Refik Veliu nis të merret me tregti. Po në këtë vit, në bashkëpunim me Kooperstivën “Lipkovsko Ezero” të Kumanovës hap shitoren në fshatin Raincë, ku punësoi edhe të vellain e tij, Remzi Veliun.
Vite më vonë bashkëpunoi edhe me NT “Makoplod” nga Shkupi.
Në vitin 1986 me iniciativë të tij themeloi Kooperativën bujqësore “Poloprodukt” në Raincë.
Për një kohë të shkurt punësoi shumë njerëz dhe arriti t’i hap edhe tetë shitore në tërë komunën e Preshevës, si dhe 12 shitore në Kosovë. Grumbullonte e mishin e dhenve, kërpudhave, e perimeve
Refik Veliu ishte humanist i njohur si dhe burrë i odave të asaj kohe.
Njihej edhe si pajtimtar e gjaqeve dhe ngatërrsave në Komunën e Preshevës.
Refik (Ali) Veliu vdiq në moshën 53 vjeçare. Pas Vetes la gruan dhe pesë djemtë: Rexhepin, Mevlanin, Qenanin, Adnanin, e Nerhanin, të cilët me familje jetojnë në Raincë e vende të tjera.

Në foto: Refik (Ali) Veliu