Ndahet nga jeta legjenda e basketbollit shqiptar, Arben Fagu

0
134

Arben Fagu, ish-basketbollisti i Partizanit dhe i ekpit kombëtar është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare.

Legjenda e basketbollit shqiptar mësohet se vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, e cila u bë shkak për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme.

Arben Fagu, gjatë pjesës më të madhe të karrierës së tij ka luajtur me ekipin e Partizanit, me të cilin numëron suksese pafund si lojtar dhe trajner i tyre.

Pinjoll i familjes Fagu, djali i një prej themeluesëve të Klubit të Partizanit, Besim Fagu dhe vëllai i Agim Fagut, një tjetër legjendë basketbolli, e ruajti traditën e familjes së tij duke lënë pas një emër të pazëvendësueshëm në botën e sportit shqiptar.

Arben Fagu drejtoi edhe kombëtaren e basketbollit në vitet 1988-1993 ndërsa prej më shumë se 10 vitesh ushtroi detyrën e pedagogut në Universitetin e Sporteve.