Autoritetet shëndetësore të alarmuara nga përhapja e varianteve të COVID-19

0
97

Autoritetet gjermane të Shëndetit po punojnë me ritëm të përshpejtuar për të patur një pasqyrë të varianteve të COVID-19, që besohen se përhapen me shpejtësi nëpër popullatë, tha sot zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert.

“Deri të martën, 114 raste të variantit të parë të identifikuar në BM u zbuluan në Këln, së bashku me 52 raste të variantit të zbuluar në Afrikën e Jugut”, shtoi ai.

Ekspertët shëndetësorë gjermanë besojnë se këto janë mutacionet më të pranishme.

Në kontrast me BM, ku variantet e virusit po ndiqen nga afër, zyrtarët gjermanë deri më sot nuk janë angazhuar në një shkallë të gjerë në renditjen gjenetike të nevojshme për të identifikuar mutacionet.

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë sqaroi se procedurat për sekuencat më intensive janë duke u zgjeruar, në bashkëpunim me qendrën kombëtare të kontrollit të sëmundjes, Instituti Robert Koch dhe planifikohet të botohen të dhëna së shpejti.

Ekziston frika se mutacionet janë më të transmetueshme dhe se disa prej tyre mund të shmangin vaksinat që janë në qarkullim aktualisht./ATSH