“Eh si mbushej kjo sofër tash po gatuaj për qentë”

0
328

Nga Hava Kurti Krasniqi

I mblodhi të gjitha gjethet
oborrin e fshiu vetë
si ndau sytë prej derës
fëmijët në gurbet

Një kafe të zezë e piu
pranë murit andej kah fqiu
andej kah vinte zhurma
dhe vaji i një fëmije
tirrte ashtu në fije

Paraditja shyqyrë që shkoi
erdhi e lumja drekë
i zjeu dhe ca fasule
pogaqen e bëri përqef

Kur u ulë për të ngrënë
ofshau me zërin e shtertë:
eh si mbushej kjo sofër
tash po gatuaj për qentë