Nis procesi i vaksinimit me dozën e dytë: Kryeministri Rama, ndër të vaksinuarit e parë

0
108

Sot (2 shkurt) ka nisur programi i vaksinimit me dozat e dyta kundër Covid-19. I pari që është vaksinuar ka qenë kryeministri Rama dhe më tej do të vijohet me të gjithë zyrtarët dhe personelin shëndetësor që u vaksinuan të parët në 11 janar.

Kryeministri Rama, gjatë procesit të vaksinimit mohoi të ketë patur ndonjë efekt anësor nga doza e parë e vaksinës.

Procesi i vaksinimit po kryhet në ambientet e stadiumit “Air Albania” një ditë pas mbërritjes së 1170 dozave të para nga 10,000 që priteshin në fund të janarit prej kontratës me Pfizer.

Vendi ynë, bashkë me Serbinë janë të vetmet vende në rajon që kanë nisur procesin e vaksinimit. Pavarësisht numrit të shtuar të rasteve pozitivë me Covid-19, Komiteti i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë u shprehën se situata është ende nën konktrroll dhe se nuk është e nevojshme marrja e masave kufizuese edhe më drastike se këto që janë aktualisht në fuqi.