Ministria e Kulturës shpallë thirrjen publike për ofrimin e mbështetjes financiare në projektet kulturore

0
51

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur thirrjen publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për projektet kulturore – artistike për OJQ dhe Individ për vitin 2021.

Në thirrjen e bërë nga ministria tregohet se mund të aplikojnë organizatat e regjistruara si OJQ, si dhe individ.

Tutje në thirrjen publike tregohet se OJQ-të dhe individët mund të aplikojnë me projektet apo programet e tyre që synojnë promovimin e kulturës në fushat: kinematografi, teatër, muzikë, arte vizuele, industri kreative, diversitet kulturor, diplomaci kulturore, aktivitete letrare dhe bibliotekari.

Shuma që ofrohet në kuadër të mbështetjes së projekteve është maksimum deri në 5,000.00 Euro. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 30 ditë kalendarike nga data e publikimit të thirrjes dhe përfundon me datën 4 Mars 2021, në ora 16:00.

Në vegzën e mëposhtme mund të gjeni detajet e tjera rreth kësaj thirrjeje.

https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/Thirrja-2021.zip