“Kështjella e quajtun nanë rrëzohet veç me një gurë, nëse ai gurë asht fëmija i vet”

0
366
Baby Hand Drawing Motherdaughter Drawings Crafthubs - Drawing Pencil

Nga Arjetë Ramadani

Kështjella e quajtun nanë rrëzohet veç me një gurë, nëse ai gurë asht fëmija i vet.
Edhe ma shumë kur asht vet.
Sa e randë asht me kanë babë edhe nanë.
Nji familje normale, asht kejt pasunia e botës.
Mjerë ai që se di.
Se di ai sa mirësi i ka dhanë Zoti i dunjasë. Se ne të tillë jemi, pak falënderues.
Deri kur jeta t’na mbështetë për muri, na s’dina mu ndal.
Njeriu e prish familjen, e palumturon, e dhu|non, e ndanë, s’e çmon.
Vlerën nuk i’a di.
T’rrallë janë ata që thonë falemnderit o Zot.
Falemnderit që e kam dikë dertet me i nda, e supet me i pas ma t’lehta.
E ne jemi t’prirun n’paragjykim.
E gjithë e dijmë qysh asht tjetri!
Kurrë s’ke me e ditë sa i thym asht brenda.
Sidomos nji grue, e në veçanti nji nanë.
Ajo krejt i përballon, pos lotit t’fëmijës së vet.
Atë e then veç fëmija i vet.
Kristali i qujtun nanë thehet veç prej palumturisë t’fëmijës së vet.
Nanën tem e kam plakë para kohe, asht lodh tu m’përcjellë te dera kur pa vullnet nisna me shku n’shpi, n’shpinë tem.
Se shpija jem, s’asht vend i lumtunisë për mu.
Asht dhimbje.
E çikën e saj, munden me e rrzu veç çikat e veta.
Se ajo sytë te ato i ka.

Drejtësia s’i takon kësaj bote, se Xhennetit do t’i kish humbë kuptimi. Ama, mirëkuptojeni nji grue që jeta s’i ka dhuru trandafila. Arsyetojeni kur qanë e qesh, bërtet e flet qetë, arsyetojeni kur flet vend e pa vend, edhe pse s’mundeni me arsyetu, se ju s’jeni si ato, juve rinia s’ju është ndalë n’gjysmë. Mos i’a gjyko buzëqeshjen e fytyrës, se heroinat shpirtin s’ta qesin n’tavolinë. E ajo nanë asht drita e kësaj bote. Asht hanë e fëmijës, që ndriçon ditë e natë, pa ndalë. Ajo sakrifikon, mbulon, kujdeset, rrëzohet, lëndohet por nuk shuhet! Se ajo asht dritë. Zoti e mëshiroftë çdo nanë, e sidomos ato që rritin f’mi vet. E që jeta i ka ba, babë e nanë./supergrate