Gjërat nga të cilat duhet hequr dorë për ta rigjetur veten

0
198

1. Hiq dorë nga vetja jote e vjetër.

Ajo çfarë ke qenë nuk është më funksionale tani. Nëse dëshiron të kthesh një fletë të re, bëje. E kaluara nuk mund të të prangosë.

2. Hiq dorë nga urrejtja për veten.

Nuk ka nevojë ta qortosh veten për gabimet e së kaluarës apo mangësitë e së tashmes. Të gjithë kemi mangësi. Të gjithë kemi gjëra që duam t’i arrijmë e që tani nuk i kemi. Mos u brengos për këtë, dhe mos e nënçmo veten për këtë.

3. Hiq dorë nga keqardhjet.

E di se kam bërë gabime në të kaluarën. Me shumë gjasa, ke bërë edhe ti. Por duhet të jesh i aftë të çlirohesh prej tyrë që të mund të ecësh përpara.

4. Hiq dorë nga negativiteti.

Disa njerëz, vende, gjëra madje edhe mendime mund të krijojnë negativitet në jetën tënde. Kështu që pastroje jetën tënde prej tij. Nuk të shërben tani dhe asnjëherë nuk do ta bëjë.

5. Hiq dorë nga xhelozia.

Ndonjëherë shikojmë suksesin e të tjerëve dhe ndjejmë shtrëngime xhelozie. Por xhelozia nuk do të të çojë më afër qëllimit tënd. Disa gjëra janë të padrejta. Kështu që, hiq dorë prej saj.

6. Hiq dorë nga frika nga gjykimet.

Njerëzit do të të gjykojnë gjithë ditën, çdo ditë. Kjo është çfarë njerëzit bëjnë. Të paktën, jepu arsye të të gjykojnë si shumë e guximshme, e vendosur dhe e fortë.

7. Hiq dorë nga marrëdhëniet toksike.

Miqësitë, marrëdhëniet romantike dhe ato profesionale mund të jenë pengesë për rritjen tënde si individ. Hiq dorë nga ato marrëdhënie. Mund të jetë e kushtueshme, e vështirë dhe e frikshme, por në fund do t’ia vlejë.

8. Hiq dorë nga të menduarit e tepërt.

Kur i mbi-mendon gjërat dhe e harxhon kohën duke u brengosur, nuk po gjen zgjidhje për problemet. Me gjasë, veç po krijon probleme të reja. Me të menduarit e tepër mund ta nxjerrësh veten nga lumturia ku je. Brenga nuk do t’i largojë telashet e së nesërmes. Veç ta vjedh paqën e sotme.

9. Hiq dorë nga bindja se nuk je mjaftueshëm e mirë.

Sepse je.

@Gratë