SC Gjilani zyrtarizon një trajner të ri

0
84

Gjilani ka noftuar se sot ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me ndihmëstrajnerin, Granit Dervisholli, i cili nga sot do të merr detyrën e ndihmësit të kryetrajnerit Bylbyl Sokoli, ku do t’i bashkohet pjesës tjetër të shtabit teknik, me në krye Bylbyl Sokoli dhe asistentit Alban Hyseni.

Dervisholli, më parë kishte qenë pjesë skuadrës së 2 Korrikut si futbollist profesionist. Karrierën e tij si trajner e nisi në Ramiz Sadik, ku ishte trajner dhe kordinator i gjeneratës U15 ë këtë skuadër.

Granit Dervisholli, i lindur në vitin 1993, në skuadrën e Gjilanit pas punës të trajnerit të 19 vjeçarëve të skuadrës prizerenase A&N ku gjithashtu kishte kryer funksionin si kordinator i shkollës së futbollit.