124 plumba u shkrepën në Suharekë në një tubim, Policia fillon hetimet

0
264
Suhareka ARKIV

Pas një publikimi në rrjetet sociale dhe në media për një tubim në fshatin Grejqevc në Suharekë, dhe sipas video publikimit janë dëgjuar krisma nga arma e zjarrit, policia në Suharekë në bashkëpunim më Prokurorin e Krimeve të rënda kanë filluar një hetim preliminar për ketë ngjarje.

Pas veprimeve operative-hetimore fillestare janë identifikuar dy persona të cilët janë intervistuar nga hetuesit e rastit.

Në vendin e ngjarjes policia si provë materiale ka sekuestruar rreth 124 gëzhoja të shkrepura nga arma e zjarrit të cilët do të ekzaminohen dhe të përcaktohet lloji i armës më të cilën janë përdorur pasi janë kalibër i ndryshëm.

Në lidhje më këtë ngjarje policia më urdhër të prokurorit do të punojë në identifikimin dhe intervistimin e pjesëmarrëseve në këtë tubim.

Përveç veprimeve të ndërmarra në rastin e shkaktimit të rrezikshëm si vepër penale, policia ka njoftuar edhe autoritetin e inspektorëve sanitarë për ndërmarrjen e masave për masat anti covid19.

Policia e Kosovës është e përkushtuar të zbatoj ligjin dhe të marrë masa për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, duke mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve, pavarësisht rrethanave dhe situatave të krijuara.