Rahoveci fiton ndaj Trepçës

0
101

Skuadra e Trepçës ka vazhduar me humbje edhe në vitin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll. Të enjten, Trepça regjistroi disfatën e nëntë rresht këtë sezon pasi në ndeshjen e xhiros së 13-të, pësoi nga Rahoveci.

Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” të Mitrovicës, përfundoi me rezultatin 81:67 në favor të ekipit mysafir.

Për Trepçën, kjo ishte humbja e 11 këtë edicion karshi dy fitoreve.

Me këtë fitore, Rahoveci ka forcuar pozitën e parë në tabelë me 23 pikë të mbledhura derisa Trepça mbetet e fundit me 14 pikë.

Isaiah Traylor ishte më i dalluari te Rahoveci pasi ndeshjen e përfundoi me 25 pikë të shënuara derisa me lojë të mirë te mysafirët, u veçuan edhe Marvin Jones (19) e Alban Veseli (17).

Te Trepça, më efikasi ishte fundori amerikan Erving Walker që debutoi me 25 pikë të shënuara në fanellën e ekipit nga Mitrovica.