Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, ka reaguar pa depërtimit të demonsturesve në ambientet e Kongresit Amerikan.
“Le të jemi shumë të qartë: skenat dhe kaosi në Kongres nuk përfaqësojnë atë të cilën jemi ne”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.
“Ajo që po shohim ne është një numër i vogël i ekstremistëve që i janë përkushtuar paligjshmërisë. Kjo nuk është mospajtim, është çrregullim. Kryengritja duhet të marrë fund. Tani”.