Dy bashkëatdhetarë ndërtojnë një fushë futbolli në fshatin e tyre

0
248

Dy mërgimtarë nga fshati Prelez i Muhaxherëve në Ferizaj kanë ndërtuar një fushë futbolli në këtë fshat.

Sipas njoftimit të fshatit, ky donacion nga familja Rrahim Isuf Vranovci kap vlerën mbi 20 mijë euro dhe emri i saj do të jetë “Daut Vranoci”.

Njoftimi i plotë i kryesisë së këtij fshati:

Të nderuar banorë të fshatit dhe komunës sonë,

Fshati Prelez i Muhaxherëve tashmë është në fazën finale të projektit Fusha e Futbollit që ka vlerën mbi 20 000 euro, donacion ky nga bashkatdhetarët tanë nga familja Rrahim Isuf Vranovci.

Për informimin tuaj, që nga iniciativa e parë për këtë projekt, Kryesia e fshatit Prelez kanë qenë e përfshirë në secilën fazë të projektit, përfshirë këtu edhe vendosjen rreth emërtimit të Fushës së Futbollit.

Pra në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur më datën 18.12.2020. Kryesia e fshatit, në mënyrë unanime ka vendosur që kjo fushë të emërohet Daut Vranovci.

Daut Vranoci, i lindur më datë 21.02.1963 në Prelez të Muhaxherëve ka migruar në Zvicër gjatë vitete të 80-ta. Atje punoi dhe veproi deri në ditën ku u aksidentua në vendin e punës në Zvicër.

Dauti njihet për kontributet për fshatin e tij Prelez duke ndihmuar edhe me shkollime dhe ishte ndër personat më punëtor që kishte fshati ynë në atë kohë.

Me rrespekt,

Kryesia