Vdekjet në valën e dytë të COVID-19 në Itali tejkalojnë ato të valës së parë

0
136

Numri i personave në Itali që po vdesin nga COVID-19 në valën e dytë të infeksioneve tani e ka tejkaluar shifrën e regjistruar në valën e parë – një rekord i zymtë që vjen në kohën kur janë marrë masa të reja të bllokimit.

Sipas disa statistikave të fundit del se nga periudha prej 1 shtatorit deri më 25 dhjetor kanë vdekur 35,417 persona që ishin të infektuar me COVID-19.

Ndërsa, në valën e parë të infeksionit kishin vdekur 35,376 persona nga periudha 21 shkurt deri më 31 gusht.

Kjo periudhë kohore përfshin edhe pikun e pandemisë në Itali që ishte edhe epiqendra e Evropës në përballjen me virusin.

Në muajin dhjetor numri i përditshëm i vdekjeve është rritur sërish me 600 deri 800 viktima në çdo 24 orë.

Ky realitet i hidhur ka sjellë në rikujtesë shumë nga ditët më të këqija të pandemisë në Itali.

Në një përpjekje për të parandaluar një krizë tjetër, italianët nuk mund të udhëtojnë mes rajoneve nga datat 25 dhe 26 dhjetor, që është periudha e Krishtlindjeve, deri më 1 janar – një ditë pas Vitit të Ri.