Vetëm për ty Kosovë

0
206
Asgjë nuk mora me vete
dhe nuk kam menduar të marr
u shkriva e rrëshqita si ari i pastër me plot shkëlqim.
Do shkrihesha me mijëra herë për këtë vend
Me mijëra herë do të shkoja prapë në amshim
vetëm për ty Kosovë që më je bekimi im
Do të shëndrrohem në pikën e ngrirjes
për të ruajtur ty Kosovë nga gjakëpirësit
Kam një ëndërr që nuk më ndahet asnjë natë
posa mbyll sytë ajo ëndërr jetonë në qëpallt e mia
Do të shëndrrohëm në lumej me damarë me ar
Aty ku dielli më rrah e shirat më qajnë
Do të grumbullohëm në grykën e lumejve
Në thërmija, e në kokrra të vogla do të dal përsëri
Do të bëhem pjesë e arit për të prodhuar monedhat
Vetem mos ti mungojë asgjë vendit tim
Do të shëndris së bashku me hënën
yjet do ti rradhis mbi ty
E shtrenjëta Kosovë , do lindemi përsëri
Unë Adem Jashari dhe ti Kosovë në liri.
Kimete Durmishi
Zürich ,18.09.2020