Varianti i ri i Covid mund të jetë në të gjithë Europën

0
45

Një ekspert në Mbretërinë e Bashkuar tha se varianti i ri i koronavirusit ka të ngjarë të jetë në shumicën e vendeve europiane ose në të gjithë rajonin.

Neil Ferguson, drejtori i Qendrës MRC për Analizën Globale të Sëmundjeve Infektive në Imperial College London, tha se përsa kohë ekspertët vunë re dhjetë raste të varianit të ri në një vend si Danimarka me një normë relativisht të ulët të infeksionit, do të thotë se virusi është futur në shumicën e vendeve, për të mos thënë në të gjitha shtetet raporton Euronews.

Deri tani, vetëm disa raste të variantit të ri, i cili u raportua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në shtator, janë regjistruar ndërkombëtarisht. Rastet janë gjetur në Islandë, Danimarkë, Hollandë, Itali dhe Belgjikë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Jashtë Europës, ka pasur katër raste të konfirmuara të variantit të ri në Australi.

Shumë shtete kanë anuluar fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar. Komisioni Europian u ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të heqin ndalimet e plota të udhëtimeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkencëtarët thonë se besojnë se ky variant i ri – me 23 ndryshimet e tij – është më i transmetueshëm se variantet e tjera të koronavirusit. Për momentin nuk ka prova se vaksinat e aprovuara nuk do të jenë efikase për varianin e ri.