Anxhela Peristeri fiton “Festivalin e Këngës”, përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

0
207

Juria e edicionit të 59 të “Festivalit të Këngës” shpalli fituese Anxhela Peristerin me “Karma”.

Kënga me test të Olti Currit dhe muzikë të Kledi Behatit ishte një ndër më të klikuarat në playlistën mbi Festivalin e Këngës në kanalin e Radio Televizionit Shqiptar në YouTube.

Vendi i dytë iu dha Sardi Strugajt për këngën “Ka me t’ba me kajt”, me tekst të vetë Sardit dhe muzikë të Edesa Malçit.

Vendi i tretë iu dha këngëtares Festina Mejzini me “Kush je ti dashuri”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Flamur Shehut.

Gjatë mbrëmjes së sotme u dha edhe çmimi i Bashkisë së Tiranës me fituese Evi Reçi, “Tjerr”, me muzikë nga Olsa Toqi dhe teskt të Florian Zykës.