“Gratë duhet të duan dhe të jenë krenare me veten”

0
84
International Womens Day. Vector seamless pattern with women faces. Design element.

Gratë kanë një mundësi tjetër. Ato mund të aspirojnë të jenë të mençura,jo thjesht të këndshme…të jene kompetente, jo thjesht te dobishme…të jene te forta ,jo thjesht te afta… të jenë ambicioze për veten e tyre, jo thjesht për veten e tyre në raport me burrat dhe fëmijët…. Ato duhet ta lënë veten të plaken natyrshëm dhe pa siklet, duke protestuar në mënyrë aktive dhe duke mos iu bindur konventave që burojnë nga standardi i dyfishtë i kësaj shoqërie për plakjen. Në vend që të jenë vajza, vajza për aq kohë sa të jetë e mundur të cilat më pas plaken me poshtërim në gra të moshës mesatare, ato mund të bëhen gra shumë më herët – dhe të mbesin të rritura aktive, duke shijuar karrierën, jeten,ndjenjat e tyre për të cilën gratë janë të afta shumë më gjatë. Gratë duhet të lejojnë që fytyrat e tyre të tregojnë jetën që kanë jetuar. Gratë duhet të thonë të vërtetën.
Gratë duhet të duan dhe të jenë krenare me veten!

#Italmed