Ushqime që ndihmojnë në rritjen e mbrojtjes ndaj viruseve

0
92

Të kesh mbrojtje të lartë dhe një sistem të shëndetshëm dhe të fortë imunitar na ndihmon të mbrojmë trupin tonë nga viruset dhe bakteret. Ushqimi luan një rol themelor, prandaj është e rëndësishme të dini se cilat ushqime ndihmojnë në rritjen e mbrojtjes.

Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të ndikojë fuqimisht në gjendjen e mbrojtjes sonë. Një dietë e ekuilibruar, e kombinuar me hidratim të mirë dhe aktivitet fizik të shpeshtë, janë thelbësore për të pasur një sistem imunitar të fortë dhe efektiv.

Frutat (agrumet).
Portokalli, limoni, mandarina ose grejpfruti janë shumë të pasura me vitaminë C, thelbësore për forcimin e mbrojtjes, si dhe parandalimin dhe lehtësimin e simptomave të gripit dhe ftohjes.

Fruta të thata
Arrat, bajamet ose kikirikët ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, si dhe mbrojnë zemrën dhe arteriet.

Hudhra
E mbushur me antioksidantë dhe alicinë është një nga antibiotikët natyralë më të fuqishëm.

Luleshtrydhet
Përveçse janë të shijshme, luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë C, fibra dhe antioksidantë, një kombinim perfekt për të rritur mbrojtjen dhe forcuar sistemin imunitar.

Vezët
Të pasura me zink, acide yndyrore, proteina dhe selen, vezët ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe zvogëlojnë rrezikun e infeksioneve.

Burimi: Rimedio naturale