Trajtimi i çrregullimit të ankthit, hulumtimet tregojnë që psiko terapia është zakonisht opsioni më i mirë

0
130

Nga Shqipe Vitija – Psikologe Kinike

Ankthi

A është bërë ankthi pjesë e jetës tuaj? A ndjeheni sikur nuk mund ta kontrolloni vetën tuaj, pavarësisht se sa mundoheni? A keni provuar të shkoni ne farmaci dhe te merrni ilaqe por nuk ju kane ndihmuar.
Dua te ndaje nga eksperienca ime profesionale, që psikoterapia është gjeja më efikase që mund të ndihmojë gjendjën tuaj në të cilen ndodheni.
Kur vjen te trajtimi i crregullimit të ankthit, hulumtimet tregojn qe psiko terapia është zakonisht opsioni më i mire.
Praktika ime ofron format me efektive të trajtimit, që të çliroheni nga ankthi qe keni.
Shpesh, këto janë simptomat e ankthit:
• Frika nga vdekja
• Ndjenja rreziku, paniku ose pasiguri
• Frymëmarrja e shpejtë ose hiperventilimi
• Djersitje e duarve
• Dridhje ose kërcitje muskulore
• Plogshti
• Tharje goje
• Vështirësi për tu përqëndruar ose të mendosh qartë për ndonjë gjë tjetër përveç gjërës për të cilën je shqetësuar
• Pagjumësi
• Vëzhgime rreth ideve të caktuara, një shenjë e çrregullimit obsesiv-kompulsiv
• Ankthi rreth një ngjarje apo përvoje të veçantë të jetës që ka ndodhur në të kaluarën, një shenjë e çrregullimit të stresit post-traumatik….frike per relaps.
Psikoterapia mund të ndihmojë për të zbuluar shkaqet themelore të shqetësimeve dhe frikës suaj, të mësoni se si të relaksoheni me teknikat e ndryshme , të shikoni situatat në një mënyrë të re, më pak të frikshme dhe të krijoni mekanizma mbrojtës më të mirë përballimi dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
• (Hapi i pare) Behet ekzaminimi i pacientit , preferoj të jetë i shoqëruar nga nje antarë I familjes në takimin e pare.
• (Hapi i dyte) Krijohet aleanca terapeutike
• (Hapi i trete) Vendosim qellimet – objektivat e trajtimit
Nëse vuani nga një çrregullim të ankthit, ju ftoj të kontaktosh psikologun sot, të jetosh i fortë dhe të ndërtosh jetën që ti dëshiron……