Ahmeti: Në qoftë se i vërtetë, lajmi për zgjedhje është lajm i mirë

0
70

Nga Shpend A. Ahmeti

Në qoftë se i vërtetë, lajmi për zgjedhje ëahtë lajm i mirë. E di që qytetarët janë lodh, e di që është kohë pandemie por është pikërisht kjo e fundit që më shtyen të besoj se zgjedhjet janë opcion i mirë.

Nuk po e vlerësoj aftësinë e kësaj apo asaj qeverie – thjeshtë ishte e qartë që situata është e paqëndrueshme në kohë të krizës. Kuvendi nuk po mblidhet dhe nuk po diskuton gjërat e rëndësishme. Qeveria nuk i ka votat e qëndrueshme e as opozita nuk po i bën votat për rrëzim.

Vetëm shpresoj se Kuvendi kalon buxhetin ose së paku auzorizimet për dy muaj për buxhetin 2021. Përndryshe mbesim pa asnjë cent në kohën e krizës më të madhe!