Varianti i ri i COVID-19 që është shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar

0
154

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ishte në kontakt me zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar, pas paraqitjes së variantit të ri të COVID-19.

Ky institucion ka thënë se Mbretëria e Bashkaura po ndante informacione nga studimet e vazhdueshme rreth mutacionit të virusit dhe se OBSH do të azhurnonte shtetet anëtare dhe publikun “ndërsa mësojmë më shumë rreth karakteristikave të këtij varianti të virusit [dhe] çfarëdo implikimi të tij”.

Dhe siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, megjithëse ka “pasiguri të konsiderueshme”, kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se varianti i ri mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm se ai i vjetri.

Por zyrtarët thonë se nuk ka asnjë provë aktuale që sugjeron se varianti i ri shkakton një shkallë më të lartë të vdekshmërisë ose që ndikohet ndryshe nga vaksinat dhe trajtimet.

“Unë mendoj se kjo është një situatë e cila do t’i bëjë gjërat shumë më keq, por ka disa gjëra me të vërtetë optimiste, duke supozuar se vaksina funksionon kundër kësaj”, ka thënë shefi mjekësor i Anglisë, Prof. Chris Whitty.

Ndryshe, bëhet fjalë për variantin e ri i cili po përhapet më shpejt se versioni origjinal, por nuk besohet të jetë më vdekjeprurës.

Si pasojë, pjesë të mëdha të Anglisë jug-lindore, përfshirë Londrën, tani janë nën një nivel të ri, më të rreptë të kufizimeve në një përpjekje për të frenuar virusin që po përhapet me shpejtësi.

Ndërkohë Holanda tha se po ndalonte fluturimet në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të variantit të ri.