Tiranë: Shtatë vjeçari vret aksidentalisht babain

0
79

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në Tiranë.

Një fëmijë i mitur e ka vrarë aksidentalisht babain e tij.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në zonën Sauk të Tiranës, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik, ku djali 7 vjeçar ka qëlluar babanë e tij R.B me armën e shërbimit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, raporton A2.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Viktima raportohet se është polic i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.