” T’i flasësh gotës nëpër duar: “Sa pak të mira ka kjo botë”! “

0
700

Nga Dritëro Agolli

Ndodh shpesh të jesh i dëshpëruar
Dhe shpesh të heshtësh tek një gotë,
T’i flasësh gotës nëpër duar:
“Sa pak të mira ka kjo botë”!…

Dhe sytë e tu t’i ulësh poshtë
i vrarë i shtypur prej mërzisë,
Sikur kërkon një tjetër botë
Atje në fundin e rakisë.

Kërkon, kërkon me sy të tretur
Në gotën plot, ku ndrit një valë;
Kujton se bota është e fshehur
Dhe pret se ndofta mund të dalë…

1996