“Duart tuaja tregojnë historinë e jetës tuaj, ato tregojnë historinë e dashurisë, kujdesit, aventurës”

0
125

E huazuar

“Një kliente erdhi sot tek unë në punë për dhe ndërsa ishim duke negociuar se çfarë ngjyre manikyri donte, ajo më tha se donte një manikyr transparent. I vetmi mendim që më erdhi në mendje ishte: fare jo interesante.

E pyeta pse dëshironte vetëm manikyr transparent dhe ajo më tha: “Duart e mia janë të shëmtuara dhe nuk dua të tërheq vëmendjen ndaj tyre”.

U përgjigja me kujdes: “Duart tuaja tregojnë historinë e jetës tuaj. Ato tregojnë historinë e dashurisë, kujdesit, aventurës. Këto duar kanë prekur dhe mbajtur gjëra të cilat shumica e njerëzve vetëm mund t’i dëshirojnë.”

Duke vepruar kështu, ajo pranoi të vendoste manikyrin e saj rozë. Ndonjëherë në ato gjëra për të cilën jemi kaq të pasigurt, të tjerët gjejnë bukurinë”.