Neurokirurgu Armend Agolli tregon se çfarë duhet të bëni nëse shfaqni ndonjë pengesë lidhur me boshtin kurrizor

0
567

Neurokirurgu Armend Agolli, në emisionin OXYGEN ka trajtuar si temë boshtin kurrizor dhe ka treguar për sëmundjet dhe ndarjet e tyre.

“Boshti kurrizor ndahet në disa pjesë qafa, koshi i krahërorit, beli dhe bishti. Boshti kurrizor mundëson lëvizjet të kordinuara, po për shkak të sëmundjeve të ndryshme kemi kufizime të levizjeve, tek trauma për shkak të thyerjeve, lëndimit të palcës kurrizore ose nervore. Kurse tek sëmundjet degjenerative mundet disku me dal jashtë edhe me e prek nervin në shumicën e rasteve kthehet prap në vendin e vet”, thotë Agolli.

Ai ka treguar se si duhet trajtuar dhe për ku duhet të drejtoheni nëse shfaqni ndonjë pengesë lidhur me boshtin kurrizor.

“Qëndrimi i drejtë i trupit është shumë i rëndësishëm për boshtin kurrizor, por janë edhe ushtrimet të cilat duhen  zgjedhur sepse ka shumë ushtrime që të demtojnë më shumë boshtin kurrizor. Tek sëmundjet e boshtit kurrizor duhet konsultuar fizioterapeuti për ushtrime, nëse nuk ka zgjidhje dërgohet te neurokirurgu për intervenime. Duhet të ushtrohen sporte si noti sepse janë mira për boshtin kurrizor”, thotë ai./oxygenpress.info