Agolli fajëson politikën: Vetëm në Gjermani kanë ikur mbi 1 mijë doktorë të mirë

0
207

Armend Agolli i ftuar në emisionin OXYGEN ka thënë se Kosova ka nevojë per ekspertë pasi të gjithë mjekët e mirë po ikin, duke shtuar se shëndetësia po politizohet.

“Kosova ka nevojë per ekspertë, Kosova ka mjete por ska ekspertë sepse shumica kanë ikur, vetëm në Gjermani mbi 1 mijë doktorë të mirë. Ka nevojë për ekspertë në disa fusha të mjekësisë”, thotë Armend Agolli.

Agolli thotë se nuk pati vullnet politik për tu ndërtuar Qendra Spinale e cila kushtonte vetëm 1 milionë euro, shumë kjo e cila nuk duket e madhe krahasuar me investimet që janë bërë ndër vitë në asfaltime e rrugë.

“Këtë punë e kanë pengu se nuk kanë pasur mundësi me fitu prej këtij projekti. U bë projekti, u bë tenderi në bashkëpunim me suedez dhe ra ne dorë të komandantave, unë u tërheka dhe u ktheva në Suedi.  Nuk kemi bazament, nuk kemi sistem shëndetësor, andaj është vështirë realizimi i kësaj qendre. Unë po mundohem me një shqiptar, Nexhmedin Deti i cili ka arritje të mëdha të krijojmë një sistem shëndetësor, ka realizuar projektin dhe do të vijë për ta prezantuar. Deri tash për krijimin e sistemit shëndetësor janë harxhuar 20 milionë euro dhe asnjë rezultat nuk është. Nuk ditëm me udhëheq shtetin, as ne e as Shqipëria. 20 vjet kemi investu në asfalt, pak në shëndetësi e pak në arsim”, thotë Agolli.

Ai ka përgëzuar ministrin aktual për angazhimin, por ka kritikuar menaxhmentin e QKUK për situatat që po ndodhin gjatë kësaj periudhe lidhur me Covid-19.

“Menaxhmenti në QKUK nuk është i mirë dhe ministri duhet të lobojë të ndërrohet, në klinikën e Infektivës mundesh me hy kur të duash, në Suedi nuk ndodh kjo, përgjegjësi duhet të kishte QKUK. Politikisht po zgjidhen drejtorët në shëndetësi. Ka humb besimi në mjekë, andaj mjekët e mirë ndihen të hendikepuar si pasojë e përfshirjes së politikës, sepse për një kohë shëndetësia ka qenë për individë. Kam rekomanduar bashkëpunimin edhe me spitale private sepse shtetërorët i konsiderojnë si rival, ata duhet të bashkëpunojnë”, thotë ai./oxygenpress.info