Gucati deklarohet i pafajshëm: E kemi mbrojtur pragun e shtëpisë dhe atdheun tonë

0
75

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, është deklaruar i pafajshëm në seancën e parë para Gjykatës Speciale pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij.

“Unë Hysni Gucati dhe bashkëluftëtarët e mi e kemi mbrojtur pragun e shtëpisë dhe atdheun tonë dhe si pasojë unë jam plagosur më 3 qershor të vitit 1999 dhe sot jam invalid i luftës të UÇK-së. Ne nuk e kemi pushtuar Serbinë. Ne jemi të pafajshëm”.

“Unë e kam të drejtën e lirisë dhe të shprehjes dhe e drejta e shprehjes së mendimeve të mia është e drejtë e imja që në mënyrë të ligjshme të mbroj vlerat e kombit shqiptar dhe të UÇK-së dhe do të vazhdoj t’i mbroj këto vlera deri në fund. Në të gjitha pikat që mu lexuan deri tash e ndjej veten të pafajshëm dhe plotësisht të pafajshëm”.

Hysni Gucati akuzohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe  për shkelje të fshehtësisë së procedurës.