U kompletuan 16 skuadrat e fazës së ardhshme të kupës

0
68

Sot janë zhvilluar pesë ndeshjet e fundit të fazës së 1/16 së finales në Kupën e Kosovës, me ç‘rast janë kompletuar 16 skuadrat që do të marrin pjesë në fazën e ardhshme të kësaj gare. Në të gjitha ndeshjet e sotme kualifikimin tutje e kanë siguruar skuadrat e Superligës, por të cilat kanë hasur në rivalë shumë të fortë. Skuadra kampione në fuqi, Drita vuajti jo pak në duel me Trepçën, sikurse edhe Arbëria në duel me Ramiz Sadikun dhe Drenica në përballje me Vushtrrinë.

Rezultatet e sotme
Prizreni – Feronikeli      0-4
Drita – Trepça                  2-1
Ramiz Sadiku – Arbëria       1-2
Vëllaznimi – Trepça ‘89   1-3
Vushtria – Drenica           0-1

Rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara më herët
Besa – Istogu 0:2
A&N – Kika 5:1
Dardana – Ballkani 0:1
Kosova VR – Prishtina 2:6
Onix – Llapi 2:4
Flamurtari  – Drenasi 1:1, 2:1 pas vazhdimeve
Vitia – Ferizaj 2:3
Ulpiana – Liria 2:0
Vllaznia – Dukagjini 1:4
Malisheva – 2 Korriku 1:1 në vazhdime 2: 3