Ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë për 6 ditë radhazi në Vragoli, Sllatinë dhe Parku i Biznesit

0
88

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton për punime teknike, konkretisht vazhdimin e punimeve në rehabilitimin e puseve në fshatin Vragoli.

Si shkak i këtij rehabilitimi , duke filluar nga dita e nesërme, 15 dhjetor deri më 20 dhjetor 2020, ndërprerje uji do të kenë : Vragolia, Sllatina dhe Parku i Biznesit.

Por, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë për 6 ditë radhazi, duke filluar nga ora 09:30-17:00. Në disa raste edhe ne oret e vona siç eshte nata e dates 16.12.2020

Këto punime do të realizohen në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, për konsumatorët e KRU”Prishtina” sh.a.