Njihuni me Arbërore Riza, një artiste e përkushtuar me duar të arta, e cila krijon produkte 100% natyrale për kujdesin e lëkurës dhe flokëve, në HUUMë

0
207

Njihuni me Arbërore Riza, një artiste e përkushtuar me duar të arta, e cila krijon produkte 100% natyrale për kujdesin e lëkurës dhe flokëve, në HUUMë!

Me përkushtim të palodhur, pasion dhe shumë dashuri për atë që bën, Arbërorja e ka kthyer këtë hobi i cili ka nisur si një ide në kuzhinën e saj, në një profesion që e praktikon me shumë krenari çdo ditë.

Nga sapunët për flokë, fytyrë dhe trup, balsamët për buzë, deodorant, maskat për fytyrë, krema të ngurta hidratuese për trup deri te vajra për fytyrë dhe kripëra për vaskë; HUUMë krenohet me ofrimin e produkteve të testuara për cilësi përmes listës së pasur të përbërësve të shëndetshëm që ata përdorin në të gjitha produktet e tyre, të cilat nuk testohen në kafshë dhe ruajnë mjedisin! Ata shërbejnë si një shembull i shkëlqyeshëm për të gjithë ne; se ne mund të jemi të shëndetshëm duke e mbajtur edhe mjedisin të shëndetshëm gjithashtu!