Mësohet data e fillimit të stinorit pranveror, kur rikthehet Superliga

0
28

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës të mërkurën ku janë diskutuar tema të ndryshme.

Ndër të tjera KE mori vendim që stinori pranveror të fillojë më 13 shkurt 2021 dhe të përfundojë më 30 maj 2021.

Për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, nuk do të ketë gala mbrëmje me mysafirë tjerë, por të pranishëm do të jenë vetëm anëtarët e KE-s dhe Laureatët e vitit 2020.

Shpallja e më të mirëve do të bëhet me 23 dhjetor.