Qanije Selimi, gruaja më e suksesshme në biznes në Maqedoninë e Veriut për vitin 2020

0
193

Qanije Selimi është përzgjidhur si gruaja më e suksesshme në biznes në Maqedoninë e Veriut për vitin 2020.

Këtë titull ajo e fitoi në organizimin “TOP100 2020” të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Selimi njëherit është edhe themeluesja dhe drejtuesja e Qendrës edukative parashkollore “REA”, bashkëthemeluese e “Grupacionit të grave afariste” dhe anëtare e Këshillit drejtues në OEMVP.