Nesrete Kumnova: Ne ishim në shtëpitë tona dhe Serbia ishte agresori që vrau e masakroi para syve të botës

0
82

Nesrete Kumnova, në seancën e veqantë me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimit të gjenocidit ka thënë se tash e 21 vite, po kërkojnë drejtësinë për krimet serbe ndaj shqiptarëve. Kumnova ka thënë se Serbia me luftërat e saja shekullore e sidomos atë fundit në Kosovë ka bërë krime duke vrarë e masakruar mbi 13 mijë gra, burra, pleq e fëmijë të Kosovës, sot ka 1600 trupa të pagjetur të cilët padrejtësisht mbahen në varreza masive në Serbi.

“Plot 21 vjet, duke kërkuar drejtësinë për krimet serbe ndaj shqiptarve, më në fund arrita të dal para jush qe të bëj thirrje sa nuk janë fshirë gjurmët e krimit. Ndaljani turrën Serbisë, që te mos ndjehet e fituar ndaj historisë së saj vrastare me shekuj e së fundmi në luftën e vitit 1998-1999 meqë rast solli mbi 13 mijë viktima ku vrau masakroi gra,pleq e femijë, përdhunoi gra e burra të Kosovës, dogji krejt cka i erdhi në dorë duke përndjekur mbi 1 milionë shqiptarë. Ky regjim serb i orkestruar prej policisë e ushtrisë i vrau e i masakroi viktimat, pastaj i zhvendosi trupat duke i humbur gjurmët e krimit, sot ka 1600 trupa të pagjetur të cilët padrejtësisht mbahen në varreza masive në Serbi.” thotë Kumnova.

Nesrete Kumnova, kryetare e shoqatës “Thirrjet e Nënave” tregon se ndër vite kanë pasur rrallë ose asnjëherë mbështetje ndaj institucioneve për zbardhjen e krimit e kthimin e trupave të pagjetur dhe varrimin e tyre në atdhe.

 “Ne familjarët, ne nënat me humbjen me dhimbjen e bijëve e bijave u bashkuam si një trup me një zë për zbardhjen e rasteve të më të dashurive tanë. Rrallë ose asnjëherë nuk gjetëm mbështetje nga institucionet vendore e ndërkombëtare të cilat duhet vet të ndërmrrin inicativa për zbardhjen e krimit e kthimin e trupave të pagjetur dhe varrimin e tyre në atdhe. Edhe fëmijët tanë ishin shqiptarë, ishin shtetas të Kosovës, të etur për atdhe e liri por ja që Serbia i këputi si lule duke I future thellë në varreza masive.” thotë ajo.

Ajo tregoi se këto veprime duhet të ndërmirreshin vite më parë sepse të gjithë e dinë se Serbia ishte agresori që vrau e masakroi para syve të botës.

“Sot duheshin të ishin fëmijët tanë këtu jo prindërit , ne do të duhej më herët të bëheshim grusht që të mos i lëmë kohës të merr fatin e të pagjeturve dhe Serbia të luajë me trupat e të pagjeturve, fundja një gjë dihet ne ishim në shtëpitë tona dhe Serbia ishte agresori që vrau e masakroi para syve të botës e tani pse varret të jenë të zbrazura kur shpirtat e më të dashurëve i presin në atdhe.” ka deklaruar Kumnova.

Kumnova iu tha deputetëve se familjarët po presin fjalën e tyre për të denoncuar krimin serb. Kritkoi ashpër ata që e cilësuan tëmen e të pagjeturëve si të konsumuar dhe refuzuan kalimin e ligjit për të pagjeturit.

“Në vend se të akuzojmë njëri tjetrin, ne duhet ti kthehemi realitetit, sepse posti I deputetit është detyrë fisnike, e jo profitabile, Prandaj, ju duhet të shikoni në pasqyrën e popullit të përvuajtur dhe të veproni në bazë të misionit që keni. Driton Selmanaj kohë më parë e injoroi temën e të pagjeturve, duke e cilësuar si të konsumuar. Kryeministri Avdullah Hoti dhe zëvëndës kryeministri Driton Selamanaj e refuzuan kalimin e ligjit për të pagjeturit.” thotë Kumnova.

Kumnova kërkoi që të votohet me procedurë të përshpejtuar Ligji për të pagjeturit dhe apeloi tek kryeministri Avdullah Hoti që pjesë e dialogut të jenë edhe dy nëna të cilat janë të gatshme të ballafaqohen me Serbinë më dëshmi dhe fakte për krimet që kanë kryer në Kosovë./oxygenpress.info