Merkel: Nëse kemi shumë kontakte tani në prag të Krishtlindjeve dhe kjo përfundon të jetë Krishtlindja e fundit me gjyshërit tanë

0
422

Kancelarja Angela Merkel u ka bërë thirrje gjermanëve që të zvogëlojnë kontaktet e tyre shoqërore gjatë periudhës së Krishtlindjes, duke u thënë ligjbërësve të mërkurën se shkencëtarët “praktikisht po i luten” qytetarëve që t’i përmbahen udhëzimeve shkencore.

“Numri i kontakteve është shumë i lartë, zvogëlimi i kontakteve nuk është i mjaftueshëm,” tha Merkel në parlamentin gjerman, shkruan CNN.

“Më vjen keq, me të vërtetë më vjen keq nga zemra, por nëse çmimi që paguajmë është 590 vdekje në ditë, atëherë kjo është e papranueshme për mendimin tim,” shtoi ajo.

Duke i’u drejtuar anëtarëve të parlamentit, Merkel tha se kufizimet e paraqitura në fillim të nëntorit nuk kishin dhënë efekte, me një numër të lartë të vdekjeve të lidhura me koronavirus ende duke u raportuar përpara periudhës së pushimeve.

“Nëse kemi shumë kontakte tani në prag të Krishtlindjeve dhe kjo përfundon të jetë Krishtlindja e fundit me gjyshërit tanë, atëherë ne do të kemi bërë diçka të gabuar. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë të ndodhë, ”tha ajo.

Vërejtjet e kancelares vijnë një ditë pasi Gjermania regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve të lidhura me koronavirusin, me 590 të regjistruara vetëm të martën, sipas Institutit Robert Koch (RKI).

Gjermania po lufton për të ndaluar një rritje në rastet e koronavirusit, me 20 mijë e 815 raste të reja të konfirmuara sot.