Luljeta Sharani: Ne e paguam shtrenjtë çmimin e lirisë, por veç të lirë nuk jemi

0
89

Luljeta Sharani, në seancën e veqantë me rastin e Ditës ndërkombëtare të pëkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimit të gjenocidit, familjare e të vrarëve nga Serbia ka kërkuar angazhim nga institucionet e Kosovës 21 vjet pas luftës që të vihet drejtësia në vend.

“Sot për herë të parë po ju drejtohem në këtë foltore, po ju drejtohem si zëri I popullit, po bëhen 21 vjet nga kur na vranë djemt, vajzat e burrat tanë, po bëhen 21 vjet që kur nuk i shohim sytë e djemve tanë e nuk e ndjejmë aromën e tyre, 21 vjet pa një varrë për t’i vizituar, për t’i përkujtuar e për t;i dërguar lule, skemi një gurë ku ti qajmë e ata nuk kanë një copë tokë Kosove për tu prehur.” thotë Sharani.

Sharani thotë se krimet i ka kryer Serbia por nuk duhet të presim vullnetin e tyre që të vihen para drejtësisë, duhet angazhim i institucioneve të Kosovës.

“Pas kaq shumë kohe nuk është bërë asgjë për ta, poashtu siq jemi të vetdijshëm se krimet e tyrë I ka kryer Serbia, por nuk presim që me vullnetin e tyre të vihet drejtësia, drejtësia vihet me angazhimin e institucioneve të shtetit të secilit nivel. Nuk presim vullnet nga Serbia, ne sytë dhe veshët i kemi nga Kosova duhet të jetë breng dhe obligim i institucioneve tona.” deklaron Sharani.

Luljeta thotë se secili duhet të mbyll sytë dhe të mendojë se janë fëmijët e tyre që te kuptojnë dhimbjet që kanë familjet e viktimave dhe të pagjeturve të krimeve serbe.

“Ne e paguam shtrenjtë çmimin e lirisë, por veç të lirë nuk jemi.Lirinë e deshtën viktimat po aq sa ju. Deri në frymën e fundit mbetet përkushtimi ynë për zgjidhjen e këtyre rasteve.Për ta kuptuar mbylleni një sy dhe imagjinoni fëmijët tuaj derisa kërkon mbrojtjen tuaj, dhe pastaj hapni sytë dhe shikoni fytyrat tona e shihni dhimbjen dhe kuptoni shpirtin tanë, zemërimin e dëshpërimin.” thotë Sharani.

Sharani thotë se është nëna e çdo djali e vajze të vrarë, e secilit të pagjetur andaj nuk do të ndalen së kërkuari trupat e të pagjeturve.

“Unë jam nana e Valonit e Visarit të cilët nuk i kam pa që 21 vjet por të cilët sot i ndjej pranë si asnjëherë, por sot nuk jam vetëm nana e tyre jam nana e çdo djali e vajze të vrarë, të secilit të pagjetur, sepse ne si prindër nuk do të ndalemi së kërkuari së paku të gjejmë trupat e të pagjeturve, por si familjarë e dijmë që të vetëm nuk ia dalim.” thotë Luljeta.

Për fund Luljeta kërkon drejtësi dhe kthimin e trupave e jo mëshirë e kushtëzim.

“Ne kërkojmë drejtësi jo mëshirë, ne kërkojmë kthimin e tyre e jo kushtëzim. Është koha që njerëzit tanë që të kthehen në shtëpi e në tokën e vet, e kriminelët të dalin para drejtësisë, ngushëllimi ynë është drejtësia.” shtoi Sharani./oxygenpress.info