Hoti: Të premten hapet aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti

0
50

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti bëri të ditur se ditën e premte nga 15:00 do të hapet ueb-faqja për aplikim për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti.

Hoti këtë deklaratë e ka bërë pas takimit me përfaqësuesit e Fondit Pensional të Kosovës dhe Bankës Qendrore të Kosovës.

Kështu bëri të ditur edhe Trusti përmes një njoftimi në webfaqen e tyre, në të cilin thuhet se ky aplikim mund të bëhet vetëm online.

“Pranimi i aplikacioneve për tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale do të fillojë më 11.12.2020 në orën 15:00 (CET). Aplikimi mund të bëhet vetëm online përmes këtij portali”, thuhet në njoftimin e Trustit.