Biden zgjedh një ish-gjeneral afro-amerikan në krye të Pentagonit

0
44

Presidenti amerikan i zgjedhur, Joe Biden ka zgjedhur ish-gjeneralin, Lloyd Austin për të drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes, njoftuan sot disa media amerikane.

Ai do të bëhet, nëse konfirmohet nga Senati, kreu i parë afro-amerikan i Pentagonit.

Ky gjeneral i Ushtrisë Tokësore në pension, 67 vjeç, ka luftuar në Irak dhe në Afganistan para se të bëhej njeriu i parë me ngjyrë që drejtoi Komandën Qendrore të Ushtrisë Amerikane (Centcom)./ATSH